Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka njoftuar se edhe Rumania, shtet anëtare e NATO-s do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në luftën kundër zjarreve.
“Ndihmë e re nga aleatët e NATO-s në ballafaqimin me zjarret – Rumania dërgon avionë me kapacitet të lartë për shuarje. Faleminderit ministrit rumun Nikollae Jonell Çuka që reagoi menjëherë në kërkesën time këtë mëngjes”, shkroi Shekerinska në “Facebook”, transmeton TV21.
