Ndihma për Nepalin

TË FUNDIT

Kanë nisur ndihmat në zonat e thella të Nepalit, të prekura nga tërmeti i fuqishëm i së shtunës, por ende shumë persona po vuajnë mungesën e ushqimit dhe ujit.

 

Zyrtarët thonë se shpërndarja e ndihmave në fshatra të caktuara është shumë e vështirë.

Zëdhënësi i Ushtrisë së Nepalit Jagdish Chandra Pokherel, ka thënë: “Terreni është i pamundur në disa zona të thella dhe duhet shumë kohë të arrish atje. Nuk mund të ndihmojmë njerëzit pa qenë atje fizikisht”.

 

Ditën e martë, kryeministri Sushil Koirala tha për mediat ndërkombëtare se numri i viktimave mund të arrijë deri në 10 mijë, pasi të mblidhen edhe informacionet për dëmtimet dhe jetët e humbura nëpër fshatrat e rajoneve më të largëta të Nepalit.

 

Tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi pranë kryeqytetit Katmandu mendohet se i ka marrë jetën më shumë se 5 000 njerëzve dhe janë plagosur rreth 10 000 të tjerë. Nepali do të mbajë 3 ditë zi kombëtare për viktimat. Përderisa, 8500 viktima janë shënuar gjatë tërmetit në vitin 1934, fatkeqësia që konsiderohej si më e madhja që kishte goditur kombin e vendosur buzë Himalajeve./21MEDIA