Kanë përfunduar pjesët e para të gjashtë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që kanë startuar nga ora 21:00 dhe janë të vlefshme për grupet E,F dhe G, ndërkohë që sfidat e grupit H kanë përfunduar më herët.
Në ndeshjen kryesore të kësaj mbrëmje që po zhvillohet në stadiumin “Allian Arena” pa praninë e tifozëve ndërmjet Bayernit dhe Barcelonës janë shënuar dy gola. Skuadra gjermane po avancon me rezultat 2-0 dhe golat u realizuan nga Muller dhe Sane.
Duke parë se Benfika është duke fituar ndaj Dinamo Kievit po ashtu me rezultat 2-0, atëherë kjo lë të kuptohet se Barcelona është shumë afër që të përshëndetet nga kjo garë dhe të vazhdojë në Europa Ligë.
Rezultatet tjera janë këto:
Manchester United-Young Boys 1-1
Salsburg-Sevilla 0-0
Wolfsburg-Lille 0-1
Ndeshja ndërmjet Atalantas dhe Villarrealit është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës
