Ndeshjet e ardhshme FC Shkupi do t’i luaj në Kërçovë

TË FUNDIT

Pas incidentit të djeshëm gjatë çerekfinales së Kupës së Maqedonisë mes FC Shkupit dhe FC Shkëndijës, ku kjo e fundit fitoi në tavolinë me rezultatin 0:3. Ndërsa FC Shkupi duhet të luaj dhe jashtë shtëpisë të paktën 100 km nga Çairi, në afat të papërcaktuar deri më tani. E me sa duket ndeshjet që duhet t’i luante në shtëpi duhet t’i luaj në stadiumin e Kërçovës, 110 km nga Çairi.

Ndeshjen e parë në stadiumin e Kërçovës, FC Shkupi pritet që ta luaj menjëherë këtë të shtunë dhe do të presë skuadrën e Skopjes.

Po në Kërçovë, FC Shkupi do të zhvillojë edhe ndeshjen e radhës, pas Skopjes, kundër Bregallnicës. Ndërsa vitin e ardhshëm më 19 shkurt do të jetë nikoqir i Shkëndijës së Tetovës.