Ndeshje nën ushtimën e aeroplanëve! Maqedonia kërkon trepikëshin e parë përballë Gjibraltarit

TË FUNDIT

Pas golit shihet një shkëmb gjigant, ndërsa gjatë ndeshjes aty afër aterojnë edhe aeroplanët. Ky është njëri nga stadiumet më të çuditshëm në Botë me një kapacitet vetëm 5000 ulëse. Në fakt ky është stadiumi i Gjibraltarit, një shtet me vetëm 34 mijë banorë.

Pikërisht në këtë stadium Maqedonia e kërkon trepikëshin e parë në Ligën e Kombeve, përballë përfaqësueses më të dobët në këtë kompeteicion.

Ndonëse janë favoritë absolutë futbollisti Elif Elmaz dhe trajneri Bobi Milevski thonë se nuk ka vend për eksperimente.

“Në çdo ndeshje duhet të japim maksimumin kështu që nuk ka nevojë për eksperimentim. Shkojmë sikur në çdo ndeshje, për të fituar. Këtu kemi ardhur të luajmë ashtu siç duhet dhe të marrim 3 pikë”- deklaroi Elif Elmaz – futbollist.

“Nuk ka vend për kalkulime dhe eksperimentime, kështu që të gjithë që për momentin janë në disponim dhe maksimalisht të përgatitur, ata do të vrapojnë në terren”- pohoi Bobi Milevski – seleksionues.

Maqedonia me Gjiblartarin do të takohet sërish në Shkup më 12 qershor, ndërsa 3 ditë më parë përballet me Gjeorgjinë.