K.F. “Shkëndija” sot shpëtoi nga disfata në minutat e fundit, duke barazuar me Gostivarin me rezultat 2:2. Atiemven dhe Potuk shënuan golat për vendasit, përderisa Totre fillimisht dhe në fund Cake realizuan për Shkëndijën. Shkupi fitoi derbin ndaj Strugës. Voska në Kratovë u mund me rezultat 4:2 nga Sileksi, ndërsa në takimet tjera Rabotniçki mundi Tikveshin me rezultat 1:0 dhe Bregallnica – Vardari e mbyllën me barazim pa gola.
