Ndeshja Monaco-Lyon, përfundon me grushta dhe 4 kartona të kuq (VIDEO)

TË FUNDIT

Në Francë po bëhet një luftë e fortë për kreun ku si asnjëherë më parë janë 4 ekipe ende në luftë për titullin. Dueli Monaco-Lyon që përfundoi 2-3 për miqtë të cilët rikthyen shpresat për kreun pati shumë tension si gjatë ndeshjes ku u mor një karton i kuq, ashtu edhe në fund të saj.

Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit Clement Turpin, lojtarët e të dyja ekipeve u kapën me fjalë e më pas edhe me grushta dhe vetëm pas disa minutash situata u qetësua por nuk shpëtoi pa ndëshkime.

De Sciglio që ishte një nga protagonistët e zënkës nga Lyoni dhe Marcelo u dënuan me të kuq ndërsa nga Monaco ishin Geubbels ai që u kap me De Sciglion dhe Pietro Pellegri.

Dënimet me kartona janë vetëm hapi i parë pasi edhe Gjykata Sportive mund të japë ndëshkime më të forta për lojtarët dhe ekipet./oranews

TË NGJAJSHME