Ndeshja Serbi-Shqipëri, Sylvinho fton Nazmi Gripshin

TË FUNDIT

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Serbinë.

Sërish ka pasur ndryshime sa i takon lojtarëve të ftuar për dy takimet e muajit tetor. Trajneri Silvinjo ka ftuar mesfushorin Nazmi Gripshi, i cili vjen si zëvendësim për Adrion Pajazitin e dëmtuar. Lojtari që luan me Astanën është bashkuar me grupin dhe është në dispozicion të teknikut brazilian. Paraqitjet e tij me Astanën në Kazakistan janë mbresëlënëse, pasi në 24 ndeshja ka shënuar 14 gola dhe ka dhuruar 6 asist.

Sa i përket lojtarëve të tjerë, të gjithë janë në formë të mirë fizike dhe kanë kryer me ngarkesë të plotë seancën stërvitore ndërsa Enea Mihaj duke qënë se u bashkua pak vonë me ekipin, u stërvit i veçuar.

Stërvitja fillimisht nisi me disa ushtrime në palestër dhe më pas trajneri Silvinjo së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike.

Kombëtarja shqiptare luan me Serbinë në datën 11 tetor në Leskovacm, sfidë kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndërsa në 14 tetor kuqezinjtë presin në një miqësore Jordaninë në Arenën Kombëtare.