Ndeshja FC Shkupi-Ballkani, biletat dalin në shitje, çmimi 100 denarë

TË FUNDIT

Ndeshja FC Shkupi vs Ballkani! Biletat dalin në shitje, çmimi 100 denarë

Nga sot kanë dale në shitje biletat për ndeshjen mes Fc Shkupit dhe Ballkanit. Çmimi i i biletës është vetëm 100 denarë ndërsa ato mund të blihen në 𝘓𝘐𝘛𝘌𝘙𝘈𝘛𝘜𝘙𝘈𝘔𝘒, te 𝘊𝘐𝘛𝘠𝘔𝘈𝘓𝘓 & 𝘌𝘈𝘚𝘛 𝘎𝘈𝘛𝘌 & 𝘙𝘈𝘔𝘚𝘛𝘖𝘙𝘌, në Çarshia e Vjetër dhe pranë Stadiumi të Çairit.

Siç dihet FC Shkupi të enjten në mbrëmje në arenën “Todor Proeski” do të mirëpret kampionët e Kosovës, Ballkanin, në ndeshjen e parë të fazës “play-off” në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja starton në ora 21:00, ndërsa ekipi fitues nga të dyja përballjet do të sigurojë një vend për në grupet e Ligës së Konferencës.