Pilotja gjermane e garave Sabine Schmitz, ka vdekur në moshën 51 vjeçare pas një beteje tre-vjeçare me kancerin.
E njohur ndryshe si ‘Mbretëresha e pistës së Nurburgring’, Schmitz tregoi në korrik se vuante nga një formë agresive kanceri që prej vitit 2017.
“Të dashur miq të sportit të garave, unë nuk mund të garoj sepse prej fundit 2017, po luftoj një kancer agresiv që nuk është kuruar me burimet e deritanishme . Tashmë duhet të mbledh të gjitha forcat për terapitë e fuqishme të radhës, duke shpresuar se diçka e mirë do të ndodhë. Kështu që ju them lamtumirë për herë të parë këtë sezon”, ka shkruar ajo në Facebook.
Schmitz ishte e njohur për paraqitjet në programin e automobilizimit të BBC-së Jeremy Clarkson, ‘Top Gear’, me prezantues si Jeremy Clarkson, Chris Evans e Paddy McGuinness.
Jeremy Clarkson, i cili ka prezantuar Top Gear prej vitit 2015, ka shkruar: “Lajm i tmerrshëm për Sabine Schmitz. Një person i shkëlqyer e plot zjarr”.

Schmitz, më e vogla e tre motrave, nisi të garonte në Nurmburgring që prej moshës 15-vjeçare dhe u bë pilote profesioniste në moshën 24 vjeçare.
Ajo ka përshkuar pistën gjermane të NurburgRing më shumë se 20,000 herë dhe vitin e shkuar do të garonte aty me Porsche për kampionatin Nurburgring Endurance Series./21Media
