Ndërron jetë Pele, legjenda e futbollit brazilian

TË FUNDIT

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ndoshta lojtari më i madh i historisë, ka vdekur në moshën 82-vjeçare, raporton BBC.

Vitet e fundit ai vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës.

Pele u operua dhe hoqi tumorin nga zorra e trashë në shtator të vitit 2021. Por, një vit më vonë, në fund të nëntorit 2022, ai u shtrua përsëri në spital.

Vajza e tij, Kely Nascimento, i ka informuar fansat për gjendjen e babait të saj me përditësime të rregullta në rrjetet sociale nga spitali.

Të enjten ajo postoi një foto të duarve të familjes së Peles në trupin e tij në spital dhe shkroi: “Gjithçka që jemi është falë jush. Të duam pafundësisht. Pusho në paqe”.