Ndërron jetë mjeku nga Tetova për shkak të komplikimeve nga Covid-19

TË FUNDIT

Ka ndërruar jetë radiologu nga spitali klinik i Tetovës dr. Vlladimir Eftimovski. Ai ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare, ndërsa sipas informacioneve të kolegëve të tij për shkak të komplikimeve nga Kovid-19.

“Për shkurtë kohë e humbi betejën me sëmundjen. Është përballë me simptoma të hënën, ndërsa ditën tjetër është sjellë pozitiv. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes është pranuar në mjekim në Klinikën infektive në Shkup dhe ka vdekur të shtunën. Ka pasur disa sëmundje kronike si dobësim të zemrës dhe sëmundje të mushkërive”, thonë kolegët e tij të cilët në rrjetet sociale e kanë publikuar lajmin duke shprehur mosbesim dhe trishtim.

Mjeku Eftimovski ka punuar 20 vjet në shëndetin publik. Ka qenë prind i dy fëmijëve.