Pas një sëmundje që nuk i zgjati shumë ka ndërruar jetë drejtori i përgjithshëm i Agjencisë kombëtare bullgare të lajmeve – BTA, Maksim Minçev.
“Do ta kujtojmë si njeri rrallë që mund të gjindet i mirë, i vlefshëm dhe sharmant”, njoftoi BTA dhe shprehën ngushëllime më të sinqerta deri tek familja dhe të afërmit e Minçevit.
Lindi më 5 qershor të vitit 1953 në Sofje ku në periudhën e vitit 1972-1976 ka diplomuar në gazetari. Ishte drejtor i BTA-së nga viti 2003. Në vitin 2016 u bë sekretar i përgjithshëm i NAWC (Këshilli botëror i agjencive të lajmeve).
