NDËRRON JETË FOSHNJA 11 MUAJSHE NGA FRUTHI, 110 RASTE TË REJA TË FRUTHIT PËR KËTË JAVË

TË FUNDIT

Ka ndërruar jetë një foshnje 10 muajshe e gjysmë si pasojë e komplikimeve nga fruthi.  Ky është fëmija i katërt që ndërron jetë nga fruthi brenda 4 muajve. Fëmija dy javë ka qëndruar në kujdes instensiv, në Spitalin për sëmundje të fëmijëve. Foshnja nuk ka qenë i vaksinuar me vaksinën MRP dhe nuk ka pasur ndonjë sëmundje tjetër,  njoftojnë nga Instituti për Shëndet publik. Të dhënat për këtë javë tregojnë se janë paraqitur edhe 110 raste të reja të personave të prekur me fruth, ku 46 janë nga Shkupi dhe 64 nga qytete tjera. Në vend ende ka aktivitet të lartë të virusit të fruthit, njofton doktori, Vlladimir Mikiq.

 “Morëm informacione nga Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup, se mbrëmë fëmija që po qënronte për dy javë në trajtimintensiv, ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga fruthit. Ende nuk kemi marrë njoftim zyrtar, bëhet fjalë për informim përmes telefonatës, ku me të dhënat që disponojmë, fëmija në fjalë nuk ka qenë I diagnostikuar më parë me dëmundje kronike”, theksoi Vladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik.

Ndërkaq vazhdon vaksinimi nëpër shkolla. Nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup, thonë se vetëm 8%, apo 138 nxënës janë vaksinuar në iniciativën e dytë të vaksinimit në terren. Do të ketë vazhdimisht vaksinim kundër fruthit nëpër shkolla, derisa të arrihet imunitet kolektiv, thotë Mehemdoviq. Ai thotë se i ngelet Qeverisë të vendosë nëse do t’i sanksionojnë prindërit që nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre.

“Nuk do të plotësohen të dhëna në kartone për vaksina që nuk janë dhënë, është e patolerueshme dhe e jashtëligjshme. Për çdo karton që plotësohet do të jetë në norma me statusin vaksinal për çdo fëmijë. Nga vaksnimi i dytë në terren deri tani janë vaksinuar 138 fëmijë në 72 shkolla”, potencoi Zlate Mehmedoviq nga Shtëpia e Shëndetit Shkup.

Javën e kaluar janë vaksinuar më shumë se 500 fëmijë në Shkup dhe më shumë se 50 për qind të fëmijëve në qytete tjera në krahasim me javën e kaluar. Duhet të vaksinohen diku 20 mijë fëmijë, prej të cilëve 2.900 nga Shkupi, 16 mijë nga qytete tjëra, thonë nga Instituti për Shëndet Publik. Ndryshe fëmijët që nuk kanë pranuar MRP vaksinën janë privuar nga e drejta të regjistrohen në klasë të parë dhe në çerdhe, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Përgatiti: Almedina Ismajli