Për shkak të problemeve me zemrën, ish-deputeti Amdi Bajram ka ndërruar jetë në Klinikën “Filipi i dytë”, bëjnë të ditur nga partia Lidhja e Romëve të Maqedonisë. Amdi Bajram kishte 64 vjet.
Së fundmi Amdi Bajram për shkak të problemeve shëndetësore u tërhoq nga politika.
Ai për aq kohë sa ishte në jetën politike, ishte specifik në deklaratat e tij dhe para mediave.
TV21 i shpreh ngushëllime familjes së tij.
