Një fëmijë pesë vjeç është raportuar i vdekur në orët e hershme të mëngjesit të 21 tetorit. Polica e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Vdekja është cilësuar si e dyshimtë, duke mos u zbuluar ende shkaku i vdekjes. Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar ë IML për obduksion./21Media
