Ndërpritet transporti në Tetovë, lëshime në punën e NP “Tetova transport”

TË FUNDIT

Për shkak të parregullsive të evidentuara në Ndërmarrjen Publike “Tetova transport”, Komuna e Tetovës ka sjell vendim që të ndërprejë transportin publik në Tetovë.

Njëkohësisht, për ushtrues të detyrës së NP “Tetova transport” është zgjedhur Ramiz Mejdia.

“Njoftohen qytetarët e Tetovës dhe publiku i gjerë se për shkak të kaosit në punën pa kontribute të të punësuarve dhe për shkak se kompania ka punuar duke mos qenë e regjistruar, derisa të punësuarit në Ndërmarrjen Publike “Tetova transport” janë të evidentuar si të punësuar në Komunë, si dhe për shkak të parregullsive të shumta, do të ndërpritet përkohësisht transporti publik. Ky vendin vjen që të mos dëmtohet më shumë xhepi i qytetarët dhe për shkak të shpenzimeve të pakontrolluara në këtë ndërmarrje. Kjo gjendje do të zgjasë derisa nuk përfundon skanimi i tërësishëm i situatës së krijuar në këtë ndërmarrje nga udhëheqësia paraprake. Gjithashtu, informojmë se u.d. do të jetë Rafiz Mejdia”, thuhet në njoftim e Komunës së Tetovës, transmeton TV21.

MARKETING I PAGUAR POLITIK