Ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë, ultrasit rumunë shfaqin pankartën “Kosova është Serbi”

TË FUNDIT

Dardanët sfidojnë Rumaninë e vendit të dytë në “Arena Nationala” të Bukureshtit. Por në minutën e 21-të arbitri francez ka ndërprerë ndeshjen pasi një pankartë e palejueshme e ultrasve rumunë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, është shfaqur në stadiumin e Bukureshtit. Po ashtu tifozët rumunë që që nga fillimi i ndeshjes kanë filluar të brohorasin “Serbia, Serbia”. Arbitri në fund vendos të dërgojë skuadrat respektive në dhomat e zhveshjes deri në një vendim të dytë.