Ndalohet qarkullimi për automjete transportuese në Strazhë

TË FUNDIT

Nga ora 18.50 është vendosur ndalesë për qarkullim për automjete transportuese në Strazhë për shkak të reshjeve të borës, njofton LAMM.

Ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese për shkak të borës pasdite është vendosur në drejtimin rrugor Mavrovë- Dibër.