Ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit

TË FUNDIT

Komunikacioni nëpër rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët bie në Prilep dhe në Strazhë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Në fuqi është ndalesa e vendosur për lëvizjen e automjeteve të rënda motorike në aksin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit për shkak të reshjeve intensive të borës. Rekomandohet përdorim i obligueshëm i pajisjes dimërore për automjetet e lehta motorike dhe autobusët në aksin e njëjtë rrugor.

Nga LAMM përkujtojnë në obligimin e detyrueshëm për posedimin e pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.

Rekomandojnë shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.