Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

TË FUNDIT

Qeveria izraelite ka publikuar kufizime të reja në lidhje me Covid-19, sipas të cilave hyrja në Izrael nuk është e mundur për shtetasit e huaj që nuk kanë qëndrim të rregullt në Izrael, për 14 ditët e ardhshme, duke filluar nga sot (28 nëntor).

Për shtetasit e Izraelit, si dhe shtetasit e huaj- rezident në Izrael, të cilët kthehen në Izrael, karantina prej 14 ditësh është e detyrueshme.

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Izrael këshillon qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të respektojnë rregulloret e reja, të mos ballafaqohen me ndalesë në hyrje.

Janë vendosur kufizime në përpjekje për të parandaluar përhapjen e llojit të ri të virusit Covid-19 të quajtur Omikron.

MARKETING I PAGUAR POLITIK