Ndalesë për qarkullim të autobusëve dhe kamionëve në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

TË FUNDIT

Për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës, në mëngjes në ora 08:25 është vendosur ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda, autobusëve dhe kamionëve në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, njoftojmë nga Lidhja Automote e Maqedonisë.

Për veturat tjera, siç sqarojnë nga LAMM është e obligueshme posedimi i pajisjeve dimërore, transmeton TV21.

Foto: Arkiv