Regjisori i njohur i Hollivudit Tim Burton dhe aktorja e modelja italiane Monica Bellucci janë ndarë, siç njoftuan të premten në një deklaratë të përbashkët.
Ata shprehën thjesht: “Me shumë respekt dhe kujdes të thellë për njëri-tjetrin, Monica Bellucci dhe Tim Burton kanë vendosur të ndahen”.
Monica, 60 vjeç, dhe Tim, 67, kishin nisur lidhjen në tetor të vitit 2023.
Ata u fotografuan për herë të fundit bashkë më 14 qershor, ku Tim u pa duke e puthur me dashuri Monicën në faqe në skenën e Festivalit të 71-të të Filmit në Taormina.
Tim dhe Monica janë takuar për herë të parë në vitin 2006, por thuhet se filluan të dilnin pasi u panë sërish në Festivalin e Filmit Lumière në Lyon në tetor të vitit 2022.
Monica konfirmoi lidhjen e tyre në qershor të vitit pasardhës, gjatë një interviste për Elle France, ku tha: “Çfarë mund të them… Jam e lumtur që e kam njohur këtë njeri, para së gjithash”.
Ajo shtoi:”Është një nga ato takime që ndodhin rrallë në jetë… E njoh njeriun, e dua atë, dhe tani do të njoh regjisorin – fillon një aventurë tjetër. E dua Tim-in. Dhe kam një respekt të madh për të”.