Oda e Barnatoreve të Stambollit dhe Ministria turke e Shëndetësisë kanë vendosur të shpërndajnë maska falas për qytetarët e Stambollit.
Sipas uebfaqes turke Haberler, qytetarët do të mund t’i marrin maskat në barnatore, sipas kodeve që do t’i marrin në SMS mesazhet.
Mbajtja e maskës është një nga masat parandaluese të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim të parandalimit të përhapjes së epidemisë së koronavirusit, kështu që Oda e Barnatoreve ka vendosur të shpërndajë maska falas për qytetarët e Stambollit, qëndron në kumtesën e Odës.
