Ndahen çmimet “11 tetori” – laureatë Maxhunkov, Jankullovski, Hysa dhe Dimitrievski

TË FUNDIT

Atë që njeriu e ka bërë gjatë jetës së tij, është pak në krahasim me atë që nuk e ka bërë ose që nuk ka mundur ta bëjë. Për këtë arsye, këto çmime ne i përjetojmë para së gjithash si borxh dhe detyrim, tha sot akademiku Mitko Maxhunkov, pas marrjes së çmimit shtetëror “11 Tetori”. Për të, pyetja se ç’është më me rëndësi – populli a shteti, nuk është një pyetje retorike, sepse, në qoftë se populli, me të gjitha atributet e tij, duke nisur nga gjuha e tij, do të mund të mbijetonte pa shtetin, atëherë ai nuk do të kishte nevojë për të.

“Në rezistencën që filloi në vitin 1941, në ditën e sotme, është mbledhur e tëra ajo që  na ka mbledhur këtu bashkë në këtë sallë. Siç tha para dy ditëve akademiku Jordan Pop-Jordanov, Shopovi dhe të tjerët nga gjenerata e tij, së pari u është dashur të maturojnë, e tek më pas të ikin maleve, që të mos thuhet se ja çfarë janë, por që menjëherë të dëshmohen se kush janë”, tha akademiku Maxhunkov.

Çdo arritje në fushën e shkencës, të kulturës, të artit, të shëndetësisë, çdo punim i shkruar, çdo poezi, çdo roman, çdo vepër e pikturuar, çdo jetë e shpëtuar, paraqet edhe një kryengritje tjetër dhe edhe një betejë e fituar e kreativitetit, origjinaliteti dhe shprehjes, tha Nadica Mitreska, anëtare e Bordit për ndarje të çmimit shtetëror “11 Tetori”. “Dhënia e mirënjohjes për këtë tip bashkëkohor lufte, paraqet akt mbështetjeje ndaj shtetit të sotëm maqedonas, ndaj përparimit dhe demokracisë. Sot, në këtë ditë, e bashkojmë të kaluarën me të tashmen, për një të ardhme më të mirë”, vlerësoi ajo.

Për profesorin Mahmud Hysa, çmimi “11 Tetori” është rezultat i punës së tij 40 vjeçare. “Çdo çmim e ka qëllimin e vet. Por megjithatë, edhe çmimet dallohen ndërmjet tyre. Ky çmim është më domethënës, më i këndshëm dhe më krenar për fituesit. Ai është rezultat i të gjithë asaj që kemi investuar si punë plot 40 vite”, shprehet Hysa.

Çmimi “11 Tetori” është njohja më e lartë për veprimtari jetësore në fushën e shkencës, të artit, të ekonomisë dhe të veprimtarive të tjera me interes publik në Republikën e Maqedonisë.

Iskra Opetçeska