Nazistja 97-vjeçare shpallet fajtore për bashkëpunim në vrasjen e 10,500 personave

TË FUNDIT

Një ish-sekretare që ka punuar për komandantin e një kampi nazist përqendrimi është dënuar për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 10,500 personave.

97-vjeçarja Irmgard Furchner, u mor si stenografe kur ishte adoleshente në dhe punoi atje nga viti 1943 deri në 1945, sipas BBC.

Furchner është gruaja e parë që u gjykua për krimet naziste në dekada.

Edhe pse ajo ishte një punonjëse civile, gjykatësi pranoi se ajo ishte plotësisht në dijeni të asaj që po ndodhte në kamp.

Rreth 65,000 njerëz mendohet se kanë vdekur në kushte të tmerrshme në Stutthof, duke përfshirë të burgosur hebrenj, polakë jo-hebrenj dhe ushtarë të kapur sovjetikë.
Furchner u shpall fajtore për ndihmë dhe nxitje në vrasjen e 10,505 personave dhe bashkëpunim në tentativën e vrasjes së pesë të tjerëve.

Meqenëse në atë kohë ishte vetëm 18 ose 19 vjeç, ajo u gjykua në një gjykatë të posaçme për të mitur.

Në Stutthof, që ndodhet pranë qytetit modern polak të Gdanskut, u përdorën një sërë metodash për të vrarë të burgosurit dhe mijëra vdiqën në dhomat e gazit që nga qershori i vitit 1944.

Gjykata në Itzehoe në Gjermaninë veriore dëgjoi të mbijetuarit e kampit, disa prej të cilëve kanë ndërruar gjatë gjyqit.