Nazim Bushi zv/ministër i Punëve të Brendshme, Sugarevski drejtor i Doganave?

Must Read

Kompletohet kabineti qeveritar – Me 62 vota “pro” dhe 44 “kundër” votohen zvëvendësministrat

Me 62 vota "pro" dhe 44 "Kundër" në Kuvend u votuan dhe zëvendëministrat me çka u kompletua...

Hoda: Të dalësh në zgjedhje me BDI-në, është si të garosh me dhelprën

Analisti politik, Besim Hoda në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se të dalësh në zgjedhje me...
- Advertisement -

Pas pothuajse dy javësh nga emërimi i ministrave të Qeverisë “Zaev 2”, partnerët e koalicionit, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, ende po vazhdojnë bisedimet për emërimet në eshalonin e dytë dhe të tretë, konkretisht se kush do të drejtojë me postet zëvendësministrore, sekretariatet dhe drejtoritë.

TV21 nga burime të afërta me të dyja partitë merr vesh se BDI është dorëhequr nga postit i zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me qëllim që ta ruajnë postin e drejtorit në ndërmarrjen “Rrugët e Maqedonisë”. Tani posti zëvendësministror në MASH pritet t’i takojë Lëvizjes Besa.

- Advertisement -

Jozyrtarisht TV21 mëson se ka mundësi që Nazim Bushi nga BDI të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bushi deri më tani ka qenë kryetar i Bordit Drejtues në Telekom-Maqedoni.

Sa i përket ish-Ministrit për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski, TV21 mëson se ai do të emërohet drejtor në Drejtorinë e Doganave, ndërkaq ish-drejtori i Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, Zoran Kitanov, mësohet se do të zhvendoset në “Hekurudhat e Maqedonisë”./TV21

- Advertisement -
  • Tags
  • 1

Kompletohet kabineti qeveritar – Me 62 vota “pro” dhe 44 “kundër” votohen zvëvendësministrat

Me 62 vota "pro" dhe 44 "Kundër" në Kuvend u votuan dhe zëvendëministrat me çka u kompletua Qeveria e re.

Selmani: Të papranueshme ankesat e opozitës për vjedhje votash, duhet t’a mbronin votën! Po demotivoni votuesin!

"Ça të bëjmë ne na i vjedhin votat. Këtë argument unë nuk e pranoj. Z. Zejdi nëse unë...

Hoda: Të dalësh në zgjedhje me BDI-në, është si të garosh me dhelprën

Analisti politik, Besim Hoda në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se të dalësh në zgjedhje me BDI-në, është e njëjtë si...

Qeveria nuk është legjitime, prandaj nuk e përkrahim, thotë deputeti i koalicionit ASH-AAA Skender Rexhepi

Deputeti i koalicionit ASH-AAA, Skender Rexhepi i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, thotë se Qeveria nuk është legjitime dhe prandaj...

Tottenham zbarkoi në Shkup, Gjoka: Nuk është e lehtë të përgatisish ekipin për një ndeshje me nivel të lartë

Trajneri Zhoze Murinjo së bashku me ekipin e tij arriti në Shkup. Shkëndija e Tetovës nesër në kuader të Europa Ligës do...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -