Navalny vazhdon akuzat kundër Putin

TË FUNDIT

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny edhe tani që ndodhet nën arrest vazhdon të denoncojë korrupsionin dhe abuzimin qeveritar me pushtetin nga ana e presidetnti rus Vlladimir Putin.

Bashkëpunëtorët e Navalny të martën publikuan një video të regjistruar para arrestit të cilët zbuluan një skandal, sipas 44 vjeçarit ka në qendër presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin.

Një kompleks luksoz që gjendet në brigjet e Detit të Zi me vlerë rreth 1.35 miliardë dollarë, pretendohet se i përket presidentit Putin dhe se është paguar me para të padeklaruar.

Prona, sipas Navalny, mund të jetë financuar nga miliarderët rusë të naftës, ka një sipërfaqe 39 herë sa shteti i Monakos, dhe brenda ka një vilë me më shumë se 16 mijë metra hapësirë, me kazino, pishina dhe vreshta.

“Është, pa ekzagjerim, ndërtesa më sekrete dhe e mbrojtur në Rusi. Dhe nuk është vilë fshati por një qytet i tërë, si mbretëri. Ka mure të padepërtueshme, portin e vet, rojat, një kishë, një pikë kalimi, një zonë ku nuk lejohet fluturimi dhe një postë kufitare të vetën. Është një shtet brenda Rusisë, dhe në këtë shtet është një car i vetëm dhe i pazëvendësueshëm: Putini,” tha ai.

Ekzistenca e kompleksit luksoz dhe lidhjet me Putinin u denoncuan për herë të parë në 2010-n në letrën që një biznesmen rus, tashmë azilant, vuri në dijeni kryeministrin, Dmitri Medvedev.

Pretendimet risillen në vëmendjen publike pak ditë pasi Navalny u arrestua në aeroportin e Moskës.

Ai i ka hedhur poshtë akuzat e autoriteteve për shpërdorim fondesh, ndërsa pretendon se në muajin gusht ishin autoritetet ruse që tentuan të eliminonin fizikisht nëpërmjet helmimit.

Më 2 shkurt, gjykata pritet të shqyrtojë çështjen e opozitarit dhe dënimin e tij me burg.