Pas një arresti 30-ditor, lideri rus i opozitës Aleksei Navalni bëri thirrje për protesta masive. Në një video, ai u kërkoi rusëve të dilnin në rrugë për të protestuar ndaj mënyrës se si ai u trajtua.
“Mos kini frikë, dilni në rrugë. Mos dilni për mua, dilni për veten dhe të ardhmen tuaj”, tha Navalni në një video të postuar në JuTjub, raporton Gardian.
Një gjykatë në Moskë caktoi urdhër arresti për Navalnin deri më 15 shkurt, deklaroi avokati Vadim Kobzev më parë.
Navalni u arrestua dje në aeroportin Sheremetjevo për shkak të shkeljes së dënimit me kusht. Ai u arrestua pak pasi mbërriti nga Gjermania, ku u kurua pasi u helmua me agjentin nervor “noviçok”, për të cilin vendet perëndimore fajësojnë Rusinë.
Ai u vendos në një urdhër arrest më 29 dhjetor të vitit të kaluar.
Seanca është caktuar për më 29 janar, me qëllim që të përcaktohet nëse dënimi me kusht do të ndryshohet.
