Opozitari i njohur rus, Aleksej Navalni i cili u ndalua në aeroport mbrëmë gjersa po kthehej nga shërimi në Gjermani, deklaroi sot se qëndrimi i tij ndaj tij është “tallje e drejtësisë”, sepse ai përballet me organizim të ngutshëm gjyqësor, njoftuan mediat franceze.
Në kushte të thirrjeve të shtuara nga e gjithë bota për Navalnin për t’u liruar, ai u dërgua në sallë gjykate të ngritur sot në stacionin policor Himki në periferi të Moskës, ku ai u mor direkt pasi u arrestua dje në aeroportin Sheremetjevo të Moskës.
Policia e arrestoi Navalnin, kundërshtarin më të shquar të presidentit Vladimir Putin, në një pikë kontrolli kufitare në aeroportin e Moskës më pak se një orë pasi ai u kthye në Rusi nga Gjermania, për herë të parë që kur u helmua me agjencë nervor në gusht të vitit të kaluar.
Në një video të lëshuar nga ekipi i tij nga një seancë e improvizuar në sallën e gjykatës, Navalni thotë se ai nuk e kuptonte se si seancë gjyqësore mund të mbahej në një stacion policie dhe pse askush nuk u njoftua deri në minutën e fundit.
“Unë kam parë shumë tallje me drejtësinë, por plaku në bunker (Putini) është aq i frikësuar saqë ata padyshim që e grisën dhe e hodhën poshtë Kodin Penal”, tha Navalni duke shtuar se “kjo është një paligjshmëri e plotë”.
Një video tjetër shihet sesi Navalni është duke bërë thirrje që seanca të jetë e hapur për të gjithë gazetarët, pasi atyre u lejohej të merrnin pjesë vetëm në mediat pro-qeveritare.
“Kërkoj që kjo procedurë të jetë sa më e hapur, në mënyrë që të gjitha mediat të kenë mundësinë të vëzhgojnë absurditetin e pabesueshëm të asaj që po ndodh këtu”, tha ai.
Rreth 100 persona, kryesisht gazetarë u mblodhën në dëborë para stacionit të policisë, ndërsa disa furgonë policie po prisnin afër me motorë të ndezur.
