Lideri opozitar rus, Aleksej Navallni sot publikoi fotografi të tij në Instagram dhe porosi në të cilën thekson se mund të marrë frymë tërë ditën pa respirator, në kumtimin e parë në atë rrjet pas helmimit në fund të gushtit.
“Ende nuk mund të bëj pothuajse asgjë, por dje (e hënë) munda të marr frymë tërë ditën”, shkroi Navallni në profilin e tij në Instagram, duke publikuar fotografi se si rri ulur në krevatin e spitalit në shoqëri të bashkëshortes së tij.
Navallni, i cili zbuloi korrupsion në kreun e Rusisë, u pranua në repartin për kujdes intensiv në spitalin në Omsk më 20 gusht, pasi që menjëherë iu përkeqësua gjendja. Ai u transferua në Gjermani dy ditë më vonë, ku mjekët konkluduan se ishte helmuar nga agjensi nervor “naviçok”, i cili rrjedh që nga koha e Bashkimit sovjetik.
Autoritetet ruse disa herë mohuan përzierje në rastin.
Spitali gjerman Sharita, ku po mjekohet, dje kumtoi se po përmirësohet gjendja e tij shëndetësore, se mundet kohë pas kohe të ngrihet nha krevati dhe se mund të çkyçet tërësisht nga aparati për frymëmarrje artificiale. ab/
