NATO zhvendos personelin nga Kievi i Ukrainës

TË FUNDIT

Personeli i NATO-s me detyrë në Ukrainë për arsye sigurie nga kryeqyteti Kiev është zhvendosur në qytetin perëndimor Lviv.

Një zyrtar i NATO-s tha se siguria e personelit të tyre është një prej çështjeve më të rëndësishme për veten e tyre.

Për këtë arsye një pjesë e personelit është dërguar në Lviv i cili ndodhet në perëndim të Ukrainës ndërsa një pjesë tjetër është dërguar në Bruksel ku ndodhet selia e NATO-s.

Zyrtari i NATO-s ndër të tjera theksoi se zyrat e aleancës në Ukrainë ende janë në funksion.

Më parë edhe shumë vende kanë dërguar personelin e tyre nga Kievi në Lviv pas tensioneve që u rritën me grumbullimin ushtarak të Rusisë në kufirin e Ukrainës.

Vendet perëndimore mbrojnë idenë e tyre se Rusia së shpejti do të nisë një operacion pushtimi ndaj Ukrainës. Ndërsa Rusia e mohon këtë pretendim.