NATO: Rusia është bërë kërcënimi kryesor për Aleancën

TË FUNDIT

Rusia vazhdon me “politikë imponuese dhe aktivitete agresive”, thuhet në raportin strategjik të NATO-s, dhe shtohet se kjo e pengon dialogun konstruktiv, njofton Bgnes.

“Rusia kryen rregullisht operacione ushtarake shqetësuese në afërsi të kufijve të NATO-s”, thuhet në raport.

Në dokument gjithashtu theksohet “ndikimi negativ në sigurinë e rajonit euroatlantik” në aktivitetet e Rusisë në Detin e Zi, në Detin Baltik, Arktik, si dhe në Mesdheun Lindor. Raporti gjithashtu konfirmon “agresionin e Moskës” kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

“Në planin afatgjatë, deri në vitin 2030, Rusia me siguri do të mbetet kërcënimi kryesor ushtarak për Aleancën Atlantike të Veriut”, thuhet në raport.

Diplomatët konsiderojnë se NATO duhet të mbajë qasje të dyfishtë ndaj Rusisë, e cila përbëhet edhe nga “përmbajtja” edhe nga dialogu. Gjithashtu rekomandohet që Aleanca të mbetet e hapur për diskutimin e bashkekzistencës paqësore dhe t’i përgjigjet pozitivisht “ndryshimeve konstruktive” në pozicionin e Rusisë./MIA