NATO në Gjermani do të formojë një “Qendër kozmosi”

TË FUNDIT

NATO është duke punuar në përgatitjen e mbrojtjes nga rreziqet nga kozmosi, ndërsa ministrat e Mbrojtjes të 30 vendeve anëtare do të publikojnë të enjten informacion për formimin e një “Qendre kozmosi”.

Qendra do të formohet, siç publikoi gazeta gjermane “Zidojçe cajtung”, në bazën e NATO-s Ramshtajn në Gjermani, ku ndodhet komanda kryesore e forcave ajrore. Në të ardhmen, të gjitha informacionet për kanosjet e mundshme për satelitët duhet të grumbullohen në Ramshtajn ndërsa më vonë është e mundur të formohet qendër komanduese për masa mbrojtëse, shkruajnë mediat.

Planet e NATO-s mbështetet në vendimet e marra vitin e kaluar se kozmosi duhet të shpallet rajon special operativ. Satelitët në kozmos përdoren për komunikim gjatë operacioneve ushtarake ndërsa përdoren edhe për spiunim dhe vrojtim, si edhe sisteme për navigacion, që do të thotë se sulmi mbi satelitët e NATO-s mund t’i dobësojë aftësitë e tyre në Mbrojtje.

Përveç kësaj, sulmi ndaj satelitëve në rast lufte mund të shfrytëzohet për bllokimin e disa pjesëve të jetës së përditshme.

Përveç SHBA-së, Rusia, Kina dhe India para ca kohësh i përmirësuan mundësitë e tyre në hapësirë, pëkujton gazeta gjermane.