Masat dhe rekomandimet që nata e fundvitit të kalohet në atmosferë familjare dhe pa shumë tubime, kontribuoi që në mënyrë drastike të reduktohet numri i të lënduarve dhe numri i personave që cilët për shkak të konsumimit të tepruar të alkoolit kanë përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë. Ministri Venko Filipçe, thotë se është i kënaqur nga respektimi i masave, por edhe nga numri i ulët i intervenimeve.
-Me të vërtetë ishte një natë e qetë për ekipet kujdestare krahasuar me vitet e kaluara. Dhjetëra kontrolle dhe pranime në Qendrën urgjente, krahasuar me 30 -40 sa i kishim vitet e kaluara dhe 10 në Klinikën e Toksikologjisë e cila në një farë mënyre është qendra urgjente internistike, gjithashtu shumë më pak krahasuar me rreth 30 pranime dhe kontrolle në vitet e kaluara, që do të thotë se qytetarët i kanë respektuar masat që të mos organizohen festime, grupime, dhe kjo është meritë e madhe e qytetarëve”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
I kënaqur me nurin e ulët të personave të alkoolizuar është[ edhe drejtori i Klinikës së toksikologjisë Ridvan Bajrami i cili tha se qytetarët i kanë respektuar masat. Një pacient ishte në moshë 678 vjeçare, të tjerët ishin të rinj në moshë deri 22 vjet, ndërsa pacienti më i ri kishte 16 vjet.
-Gjatë natës së Vitit të Ri kishte 10 pacientë akute në gjendje të alkoolizuar, të gjithë morën ndihmë mjekësore dhe janë lëshuar në shtëpi. Prej tyre 5 gra dhe 5 burra, 6 të mitur, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore janë lëshuar në shtëpi. Një pacient akut me narkotikë, nga një qytet tjetër, pas trajtimit mjekësor është lëshuar në shtëpi”, tha Ridvan Bajrami, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë.
Në lidhje me festimin e natës së Vitit të Ri në 2020, 29 persona janë pranuar në Toksikologji, ndërsa në 2019, 27 persona të alkoolizuar kanë kërkuar ndihmë në Toksikologji.
