Çmimet e karburanteve mbeten të njëjta, ndërsa për dy denarë nga mesnata rritet çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri, vendori sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Sipas këtij vendimi, Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet me çmim prej 82,5 denarësh për një litër.
Çmimet e Eurosuper BS-95, Eurosuper BS-98, dizelit dhe Mazutit nuk ndryshojnë. Kështu, Eurosuper BS-95 edhe më tej do të shitet me çmim prej 81,50 denarë për një litër, Eurosuper BS me çmim prej 83,50 denarë për një litër, dizeli për 82,50 denarë për një litër, ndërsa mazuti me çmim prej 51,599 denarë për një kilogram.
Korrigjimi i çmimeve është bërë pasi janë përmbushur parakushtet. Me ndryshimet e fundit në Rregulloren për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, KRRE mundet çdo ditë të sjellë vendime për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës nëse përllogaritja për çmimin e cilitdo derivati të naftës shkon lartë ose poshtë për dy denarë.
