Çmimet e naftës vazhduan të bien të martën në bursat botërore, pas sinjaleve se Shtetet e Bashkuara dhe Irani po përgatiten të rifillojnë bisedimet e paqes pas një pauze në luftime. Çmimi e naftës së papërpunuar “Brent” vazhdoi të bie sot në 85.7 dollarë për fuçi. Krahasuar me dje, çmimet e “Brent-it” kanë rënë me gati 3% sot. Ndërsa çmimet e WTI ranë me 2.6%, përkatësisht në 80 dollarë për fuçi-barel.
Bursa botërore e derivateve:
“Rënia e çmimeve të naftës vjen si një lehtësim pasi Brent arriti në 100 dollarë për fuçi javën e kaluar, e mbylli ditën me rreth 97 dollarë për fuçi të premten dhe ra në 88.3 dollarë për fuçi dje. Pavarësisht ngadalësimit të trafikut në Ngushticën e Hormuzit ditët e fundit dhe kërcënimit për sulme nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani ndaj cisternave në Detin e Kuq, tregtarët e naftës duket se janë lehtësuar nga mundësia e një armëpushimi.”
Përderisa në bursa çmimi është në rënie e sipër, në vendin tonë nga mesnata çmimet e naftës dhe të benzinave u rritën dukshëm. Dje arsyetimi i Komisionit rregullator për energjetike ishte se llogaritja e çmimit të ri gjenerohet sipas mesatares së javës së fundit. Ndërsa sot, Kryeministri Mickoski tha se tek pas festës së Ilindenit do të vendoset në seancën qeveritare të 4 gushtit për ulje të akcizës dhe TVSh-së.
“Të hënën do të bëjmë llogaritjen mesatare për gjysmën e dytë të muajit dhe në bazë të atyre parametrave do të veprohet në çmimin e derivateve të naftës. Mirë është që dy ditë me radhë po bie çmimi, sot u stabilizua diku 85-86 dollarë për barelë, kështu që javës së ardhshme pritet një ulje më e madhe e derivateve të naftës dhe benzinave. Ajo që është me rëndësi, ky është produkt nga bursa, të gjitha shtet blejmë nga vendi i njëjtë, por shteti ynë e ka çmimi më të lirë të naftës dhe benzinës në rajon por edhe në Evropë, mund ta them”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Përveç Maqedonisë së Veriut edhe Bosnja dhe Hercegovina ka naftën dhe benzinën më të lirën në rajon.
Benzinën më të shtrenjtën në rajon e ka Greqia dhe Shqipëria, ndërsa nafta më e shtrenjtë në rajon përveç Shqipërisë e ka edhe Serbia.
