Na pret vjeshtë e thatë me temperatura mesatare, shtator i ngrohtë dhe pa shi

Must Read

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka...
- Advertisement -

Temperatura mesatare dhe  më pak shi na presin këtë vjeshtë. Pas verës së pazakontë me reshje  këtë muaj nuk priten reshje të dukshme, ndërsa temperaturat do të jenë  të larta edhe mbi mesataren.

Meteorologët parashikojnë temperaturat në shtator, tetor dhe nëntor të jenë në korrniza të  atyre mesatare  për periudhen e viteve 1981-2010  me besueshmëri të shmangies prej plus-minus një gradë Celsius. Temperatura mesatare mujore për shtatorin, tetorin dhe nëntorin mesatarisht në këtë periudhë është rreth  tetë gradë Celsius në pjesët malore deri në 16,9 gradë Celsius në Gjevgjeli. Reshjet mesatare në këto muaj për periudhën e viteve 1981-2010 janë nga 127 milimetra të matura në Shtip, deri në 326 mm në Lazaropole.

- Advertisement -

Në muajin e parë të vjeshtës, shtator priten temperatura  mbi mesataren deri në një gradë,  por nuk do të ketë reshje të mëdha të shiut. Mesatarja lëviz prej 12 deri në 14  gradë Celsius  në pjesët  malore perëndimore, 14 gradë Celsius në Berovë, 16 në Kriva Pallankë, 17 në Prilep, Manastir dhe Ohër, 19 në Shkup, Shtip dhe Strumicë, 20 në Demir Kapi dhe Gjevgjeli.

Parashikimet e tyre janë se në dekadën e parë të muajit do të ketë kryesisht  mot stabil me  erë veriore mesatare dhe temperatura prej 23-32 gradë Celsius. Prej të dielën 6 shtator pritet rritje e temperaturës së ditës për dy deri në tre gradë Celsius dhe do të arrijë 26-34 gradë Celsius.

- Advertisement -

Mot relativisht i ngrohtë do të mbajë edhe në dekadën e dytë të këtij muaji me rënie të vogël të temperaturës  për dy deri në tre gradë Celsius. Meteorologët parashikojnë edhe paraqitje të shpeshtë  të jostabilitetit, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Pastaj vijon mot stabil dhe më i ngrohtë me rritje të temepraturave të ditës për dy deri në tre gradë e cila do të lëvizë prej 25-33 gradë Celsius.

Në 10 ditët e fundit të shtatorit, gjithashtu do të jetë mot stabil dhe relativisht ngrohtë me temperatura mesatare  për këtë periudhë të vitit.

- Advertisement -

Vjeshta e thatë do të mbisundojë gjithkund dhe reshjet gjithkund do të jenë nën mesataren. Mesatarja e reshjeve lëviz prej 30 mm në Shtip dhe Demir Kapi, 40 mm në Shkup, Prilep, Berovë dhe Strumicë, 50 mm në Ohër dhe Kriva Pallankë, 70 mm në Mavrovë deri në 80 mm në Lazaropole./MIA

- Advertisement -

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të Sarajit. Qytetarët...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në kuadër të projektit “Shkupi 2014”,...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka shumë qejf kafshët dhe shpezët.E...

Banorët e Butelit kërkojnë poliklinikë, Smilevski: Startojmë vitin e ardhshëm

https://youtu.be/3kiWlhb0ofY Me sirenat dhe bori të veturave në targat e të cilave shkruante poliklinikë, banorët e Butelit...

Katër denarë për një kilogram rrush, vreshtarët të revoltuar, ministri Hoxha qetëson

https://youtu.be/kvM_tDdh0oU Cilësia e dobët e rrushit këtë vit shkaktoi probleme, por edhe përkundër kësaj shteti do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -