Pas një muaji agjërim, myslimanët sot festojnë Fitër Bjaramin.
Kjo ditë filloi në orët e hershme të mëngjesit, TV21 qëndroi në Xhamisë Mustafa Pashës në Shkup.
Numri i atyre që erdhën për të falur namazin e sabahut dhe atë të bajramit ishte i madh, radhët ishin të gjata edhe në oborrin e xhamisë.
Në këtë ditë besimtarët myslimanë thonë se takojnë miq dhe familjarë , pas muajit të shenjt të Ramazanit.
“Ky muaj është për falje dhe dashuri mes njëri tjetrit. Ky muaj është i lezëtçem dhe i kënaqur sepse kemi mbajtur 30 ditë ramazan, sepse kemi bërë edhe namaz dhe jemi lutur për të mirë. Por duhet të vazhdohet”, tha një qytetar.
“Edhe pas ramazanit, duhet të jemi të bashkuar dhe ta duam njëri tjetrin, por mos harrojmë të jemi human edhe pas muajit të ramazanit”, u shpreh një qytetar.
Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi përkujtoi se Fitër Bajrami është festë e paqes, solidaritetit dhe dashurisë mes njerëzve.
“Dua të jetë ditë kënaqësie dhe hare dhe harmoni. Ditë ku duhet të pasojnë, pas këtij obligimi që zbatuam tash në xhami, duhet të vizitojmë miqtë , shokët, dashamirët dhe farefisin. Njerëzit që njohim e që nuk i njohim, se kjo është ditë feste dhe është festë universale islame ku festohet në botë. Ne sot në ketë ditë gëzimi, apelojmë te popullata myslimane, që çdo herë që është një popull bujar, dinë të shtrijë dorën atje ku ka nevojë” , deklaroi kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi
Festa e Fitër Bajram vjen pas muajit të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Përgatiti: Zimer Jashari
