Myftiu është shëndosh e mirë

TË FUNDIT

Kryesia e BIK njofton opinion e gjerë dhe besimtarët e saj se Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava pas shtrimit, fillimisht në QKUK e më vonë edhe në Qendrën Universitare Mjekësore “BEZMIALEM” në Stamboll, ku i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe ekzaminimeve të nevojshme, mbrëmë është kthyer në Prishtinë.

BIK njofton se gjendja shëndetësore e Myftiut, është shumë e mirë dha nga ekzaminimet e analizat e bëra në Stamboll rezulton që myftiu nuk ka as një shqetësim serioz, kështu që ai në ditët në vijim do tu kthehet detyrave të tij të përditshme.