Muzeu Kombëtar i Kinës njoftoi të martën se do të ekspozojë mostrat hënore të sjella nga sonda kineze Chang’e-5.
Mostrat arritën në muze të hënën dhe ekspozita është në përgatitje, sipas muzeut. Ato ruhen në një enë delikate të bërë me kristal artificial, shkruan “Xinhua”.

Projektuar në formën e një Zun, një send bronzi tradicional kinez, ena është 38,44 cm e lartë dhe 22.89 cm e gjerë. Madhësia i referohet përkatësisht distancës mesatare midis Tokës dhe Hënës prej 384.400 km dhe kohëzjatjes së detyrës së sondës hënore 22.89 ditë.
Kapsula e kthimit të sondës Chang’e-5 u ul në 17 dhjetor, duke marrë rreth 1731 gramë mostra hënore.
