Muzeu i Kulturës së Pallatit të Dimrit në Hong – Kong, një adresë turistike e veçantë

TË FUNDIT

Si projekt i rëndësishëm në fushën e kulturës  u hap zyrtarisht Muzeu i Kulturës së Pallatit të Dimrit i Hong-Kongut.

Ky muze përmban më shumë se 900 koleksione të përzgjedhura nga koleksionet e Muzeut të Pallatit të Dimrit në Pekin, duke përfshirë 166 relikte kulturore kombëtare të klasit të parë. Këto koleksione do të shpërfaqin para publikut historinë e gjatë dhe kulturën e mijëravjeçare  të Kinës. Nënkryetari i bordit drejtues të Muzeut të Kulturës së Pallatit të Dimrit të Hong-Kongut Li Zhuofen tha: “Ky muze në Hong-Kong u ndërtua brenda pesë vjetësh. Muzeu i Pallatit të Dimrit i Pekinit ka dërguar mbi 900 thesare, shumë prej të cilave janë thesare kombëtare, me qëllim që qytetarët e Hong-Kongut të njohin bukurinë e kulturës dhe artit kinez. Kjo është një mundësi shumë e rrallë”.

Shumë banorë hongkongas që vizituan muzeun, u shprehën se në këtë mënyrë, mund të njohin më mirë historinë kineze.

Mësohet se, përveç koleksioneve nga Pekini, Muzeu i Kulturës së Pallatit të Dimrit i Hong-Kongut do të ekspozojë edhe koleksione të njohura botërore, si nga Luvri i Francës etj, për të nxitur shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe botës.

Nënkryetari i bordit drejtues të Muzeut të Kulturës së Pallatit të Dimrit të Hong-Kongut Li Zhuofen u shpreh: “Në sallat e tjera do të ekspozojmë koleksione nga muzetë e vendeve të ndryshme, si p. sh. koleksionet nga Luvri i Francës. Vendosja e relikteve të njohura të Kinës me ato të vendeve të tjera nxit komunikimin dhe mësimin e ndërsjellë dhe do të jetë në favor të shkëmbimeve artistike.

Mësohet se deri tani janë shitur ose rezervuar rreth 100 mijë bileta të Muzeut të Kulturës së Pallatit të Dimrit të Hong-Kongut. Biletat për korrikun janë shitur mbi 70 % dhe biletat për ekspozitat e posaçme afro 90 %. Përveç kësaj, të gjitha vendet e hyrjes falas të mërkurave në korrik janë rezervuar plotësisht, duke përfshirë rreth 11 000 bileta falas.