Mustafa – Vuçiq: 'shtrëngim duarsh'

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot në Bruksel, do të zhvillojnë takimin e radhës për normalizimin e marrëdhënieve.

“Të dy kryeministrat do të rishikojnë progresin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve”, tha dje zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini e cila e konfirmoi lajmin për këtë takim.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa për çështje të jashtme, Valon Murtezaj, ka thënë se temë qendrore e takimit pritet të jetë çështja e telekomit.

Takimi i fundit u mbajt me 9 shkurt, kur këto dy shtete arritën marrëveshjen për drejtësinë në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve./21MEDIA