Në konferencë për media Isa Mustafa njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë.
Mustafa tregoi se ende nuk ka ndonjë ushtrues së detyrë së kryetarit të partisë dhe se pritet me u zgjedh kryetari i ri i partisë.
“Une po jep dorëheqje dhe kryetari do ta zgjedh kryetarin e ri të LDK-së. Vlerësoj që barti një përgjegjësi për këtë që ka ndodh edhe pse nuk kam qenë në proces të zgjedhjes”, tha ai.
Me këtë rast është shpërbërë edhe kryesia e LDK-së. Ai tha se ka kërkuar edhe sa më shpejt mbajtën e zgjedhjeve brenda partisë. Dorëheqja e tij vjen pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura dje./21Media
