Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë hyrë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të takohen me presidentin Hashim Thaçi dhe me liderë të partive tjera.
Mustafa dhe Haradinaj u deklaruan para mediave, duke thënë se do të deklarohen pas takimit, shkruan Kallxo.com.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë takim konsultativ me liderët e subjekteve politike parlamentare.
