Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila mori shumë duartrokitje të shtunën nga kosovarët, për veshjen e saj patriotike, kuq e zi dhe më emblemë të flamurit të Kosovës, në takimin më deputetët serbë në Beograd, siç pohon ajo nuk ishte ndalur vetëm më aq, ajo thotë se ka kërkuar nga deputetët serbë, që Serbia edhe de jure ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Kërkova nga deputetët serbë mos t’i mashtrojnë qytetarët e tyre, por t’u tregojnë atyre që Kosova është shtet”, ka thënë Musliu për ‘Epokën e re’.
Ndërsa, duke folur për veshjen e saj kuq e zi dhe bartjen e simbolit të Republikës së Kosovës në Beograd, Musliu ka thënë se ka pasur dy simbolika: e para, se është shqiptare, dhe e dyta, sipas saj, për t’i treguar Serbisë se përfaqëson shtetin e Kosovës.
Musliu përveq tjerash, ka bërë me dije se në muajin qershor një delegacion i Kuvendit të Serbisë pritet ta vizitojë Kosovën./ 21MEDIA
