Musk ultimatum punonjësve të Tesla-s: Punoni nga zyra ose largohuni

TË FUNDIT

CEO i Tesla, Elon Musk u ka kërkuar punonjësve të kthehen në zyrë me kohë të plotë ose të largohen nga kompania, sipas një emaili dërguar stafit, shkruan Euronews.

“Të gjithëve në Tesla u kërkohet të kalojnë të paktën 40 orë në zyrë në javë”, shkroi Musk në email.

Musk ka njoftuar me rreptësi punonjësit se nëse ata nuk paraqiten në kompani, “do supozojmë se ata kanë dhënë dorëheqjen”.