Muriqit i mjaftojnë 8 minuta për të gjetur golin ndaj Barçës

TË FUNDIT

Mallorca-Barcelona përballen këtë të martë në kuadër të javës së shtatë të La Liga. Vedat Muriqi ka shënuar gol ndaj Barcelonës në minutën e tetë të takimit për t’i dhënë avantazhin me rezultat 1-0 ekipit të Mallorcës.
Goli erdhi pas një gabimi të portierit mysafir Ter Stegen, i cili bëri një pasim të gabuar afër zonës së penalltisë, me vendasit që e shfrytëzuan për mrekulli.

Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës, Vedat Muriqi është titullar i padiskutuar i vendasve, si dhe “shpresa” e tifozëve të Mallorcas.