Muriqi luajti 20 minuta, Lazio fitoi 2-0 ndaj Napolit

TË FUNDIT

Vedat Muriqi ka lënë pas lëndimin dhe sot është rikthyer në fushë për të luajtur për 20 minuta në ndeshjen kundër Napolit. Lazio fitoi me rezultat 2-0 ndaj Napolit, në një ndeshje ku sulmuesi kosovar hyri në lojë në minutën e 70-të, në vend të Caicedos.

Pas ndeshjes Muriqi ka reaguar në rrjetet sociale ku ka thënë se është shumë i lumtur që u rikthye në fushë.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer dhe që kontribuova për ekipin. 3 pika shumë të rëndësishme,” ka thënë Muriqi pas ndeshjes.

Ndryshe, sulmuesi nga Prizreni akoma nuk e ka gjetur rrugën e golit në Serie A