Drejtor i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati në intervistë për TV21 tha se institucioni që përfaqëson ai ndan deri në 5.000 euro për çdo të ri që hap biznesin personal. Murati thotë se në rast se dy të rinj bashkojnë forcat për krijimin e biznesit të ri, shuma praj 5000 eurove dyfishohet. Përveç kësaj mase, sipas tij pas 8 muajve mund të shfrytëzohet edhe masa për subvencionimin e pagave.
